Nga ganezi tek gruaja e Ylli Pangos, Meta sqaron nënshtetësitë: Po për rastin e ministres së Ramës, pse nuk flisni

Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas debatit për dhënien e nënshtetësive.
“Janë bërë disa përgojime absurde për të shmangur vëmendjen për shkatërrimin e zgjedhjeve dhe menaxhimin e pandemisë nga qeveria. Janë shpikur disa gënjeshtra. Jam njeri i ligjit dhe shtetit. Kjo këtu është dosja e futbollistit të Tiranës e cilësuar nga mediat e Ramës si terrorist. Këtu është edhe dokumenti i institucionit që tregon se nuk disponohet asnjë e dhënë se cënohet siguria Kombëtare.
Të përfaqësosh një ekip kampion në arenën ndërkombëtare është në interes kombëtar. Prandaj është bërë kjo kërkesë urgjente për presidentin në ndeshjen në Zvicër. Kalojmë edhe tek Ylli Pango. Kam konfirmimin nga institucioni përkatës, se edhe zonja ukrainëse se nuk ka asnjë problem për sigurinë kombëtare. Kur i intereson qeverisë ekziston ligji për procedurat e posaçme.
Ish-ministrja e Arsimit, nëse nuk do ndiqej procedura , nuk do ishte as zv ministre dhe as ministre. Ka shumë raste, por nuk dua të përgojoj askënd. Këto dokumente janë sekret shtetëror. Sa I përket shqetësimit për familjarët e heronjvë të UÇK-së, unë e kuptoj se për klyshet e UDB-së, ata quhen terroristë, por ata janë familjarë të heronjve.”, deklaroi presidenti.