Video/ “11×2=24”, Rama qesh me lot dhe ironizon: Tabela e shumëzimit në PD ka virusin lule më lule

Zyrtarët e PD-së vijojnë të kenë probleme me kalkulimet dhe me tabelat e shumëzimit dhe gafat që lëshojnë në konferencat e shtypit nuk i shpëtojnë mazhorancës, ku kryeministri është i gatshëm të postojë në rrjetet sociale.

11X2= 24 thotë ish-deputetja demokrate, Oriola Pampuri në deklaratën e saj të disa ditë më parë. Në një kohë që rezultati i saj është 22, duke shtuar 2 numra më tepër.

Aq më tepër që e kishte dhe të shkruar më pare dhe nuk i hiqte syte nga fleta ku po lexonte deklaraten per mediat, çka tregon se ky rezultat, pra 11X2=24 është një bindje për ish-deputeten e PD!

E pra kjo gafë nuk i shpëtoi pa u vënë re as kryeministrit Rama, i cili postoi videon me disa enmoji për të qeshur teksa shkruan se “tabela e shumëzimit në PD ka virusin lule më lule”.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT