Qeveria e re serbe: Vuçiç bën ministër të Brendshëm njeriun që i quajti shqiptarët “racë inferiore”

Aleksandër Vuçiç ka shpërthyer polemika të shumta në mediat e vendit të tij pas miratimit të qeverisë së re të vendit, që erdhi katër muaj pas zgjedhjeve parlamentare. Në ekzekutivin e ri të drejtuar nga Ana Brnabiç, që Vuçiç sërish e emëroi kryeministre, dominojnë gratë, pjesëtarët e komunitetit LGBTI, por edhe elementët e fortë antishqiptar.
Kështu në postin më të rëndësishëm të qeverisë atë të ministrit të jashtëm është emëruar ish-ministri i Drejtësisë, Nikola Selakoviç, pjesëtar i komunitetit LGBTI si dhe kryeministrja Ana Brnabiç. Ndërkaq, antishqiptarin Aleksandër Vulin e ka emëruar ministër të Brendshëm, duke bërë rokadë me Nebojsha Stefanoviçin që ka kaluar në ministrinë e Mbrojtjes.
Qeveria e re ka 11 gra nga 21 anëtarë qeveri, ndërkohë që është larguar nga kabineti njeriu më i rëndësishëm i Moskës, Ivica Daçiç.
Partia Socialiste e Daçiç ka marrë ministrinë e Arsimit, por ende nuk është caktuar emri i ri. Nuk është caktuar ende se kush do të drejtojë Zyrën për Kosovën që deri tani e ka mbajtur Marko Gjuriç, i cili sipas gjasave do të mbajë të njëjtin post.
Aleksandër Vulin, dy javë më parë hyri në një polemikë të fortë me Edi Ramën, pasi e akuzoi për bashkim me Kosovën. Vulin i quajti shqiptarët si racë inferiore, çka shkaktoi një revoltë të madhe në rrjetet sociale.
Emrat e qeverisë serbe
Ministria e Punëve të Jashtme – Nikola Selakoviç
Ministria e Punëve të Brendshme – Aleksandër Vulin
Ministria e Tregtisë, Turizmit dhe Telekomunikacionit – Tatjana Matiç
Ministria e Transportit, Ndërtimit – Tomislav Momiroviç
Ministria e Financave – Sinisha Mali
Ministria e Ekonomisë – Andjelka Atanaskoviç
Ministria e Minierave dhe Energjisë – Zorana Mihajloviç
Ministria e Bujqësisë – Branislav Nedimoviç
Ministria e Mbrojtjes së Mjedisit – Irena Vujoviç
Ministria e Drejtësisë – Maja Popoviç
Ministria e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lokale – Marija Obradoviç
Ministria e Mbrojtjes – Nebojsha Stefanoviç
Ministria e Integrimit Evropian – Jadranka Joksimoviç
Ministria e Arsimit, Shkencës – Në pritje të vendimit të SPS
Ministria e Shëndetësisë – Zlatibor Lonçar
Ministria e Punës dhe Çështjeve Sociale – Darija Kisiç Tepavçevic
Ministria e Rinisë dhe Sporteve – Vanja Udoviç
Ministria e Kulturës dhe Informacionit – Maja Gojkoviç
Ministria e të Drejtave të Njeriut dhe Minoriteteve dhe Dialogut Social – Gordana Comiç
Ministria e Kujdesit Familjar – Ratko Dmitroviç
Ministria e Kujdesit për Fshatin – Milan Krkobabiç