Rudina Hajdari nis lëvizjen politike: Do sfidojë gjithë klasën aktuale politike, përfshihu nëse beson se…

Deputetja Rudina Hajdari ka bërë me dije se ka nisur një lëvizje të re politike.
Në facebook, ajo nuk jep shumë detaje rreth këtij projekti, por thotë se do të sfidojë gjithë klasën aktuale politike.
“Mos rri mënjanë por eja dhe përfshihu nëse beson se koha e Shqipërisë të sunduar nga 3-4 familje politike duhet të marrë fund”, bën thirrje Hajdari për t’ju bashkuar nismës së saj.
Postimi i plotë:
Ju përshëndes nga zyrat e reja, ku së bashku me skuadrën po punojmë pa pushim për ti dhënë jetë projektit të ri politik i cili do e sfidojë gjithë klasën aktuale politike.
Mos rri mënjanë por eja dhe përfshihu nëse beson se koha e Shqipërisë të sunduar nga 3-4 familje politike duhet të marrë fund e të nisë një epokë ku shteti i përket qytetarit, e drejta triumfon, njerëzit e ndershëm, profesionistë dhe punëtorë respektohen dhe institucionet funksionojnë.