SKANDAL në shkollën ‘Naim Frashëri’ në Bujanoc, mbi muralen shkruhet: Kosova është Serbi!

Vijojnë provikimet me karakter etnik në qytetet kosovare. Gjatë mbrëmjes së të shtunës (24 tetor), një person ende i paidentifikuar ka dëmtuar muralen e krijuar nga artisti shqiptar Nexhat Boriçi në shkollën fillore “Naim Frashëri” në Bujanoc.
Një murale për të falenderuar Kosovën dhe Shqipërinë për ndihmat që kanë bërë me furnizimin me libra, ndërkohë që mbi të është shkruar parulla “Kosova është Serbi”.
Nënkryetari i Bujanocit, Shqiprim Musliu e ka dënuar këtë akt, duke thënë se kjo ngjarje është provokim i rëndë, sidomos për faktin se ka ndodhur me institucionet shkollore në Bujanoc.
“Dikush ka dëmtuar muralin e krijuar nga një artist shqiptar nga Lugina e Preshevës për të falëminderuar institucionet e Kosovës dhe Shqipërisë për mbështetjen që kanë bërë shkollave shqipe në Luginën e Preshevës për furnizimin me tekste mësimore në gjuhën shqipe”, ka thënë Musliu.
Ai, në cilësinë e nënkryetarit të Bujanocit, ka dënuar ashpër këtë akt të dëmtimit të muralit, që shpreh falenderime për ndihmën që iu është dhënë nxënësve shqiptarë. “
Po ashtu, kërkoj që të hetohet nga organet e ndjekjes se kush janë dhunuesit e këtij murali, njëherit edhe provokues të situatës, e të cilët kanë provokuar rëndë shqiptarët e Luginës së Preshevës, duke prekur në institucione shkollore, çka është e pa pranueshme për ne”, ka thënë Musliu.