Koronavirusi/ Tjetër shifër e lartë në Itali në 24 orë, 141 persona humbin jetën

Sërish shifra të larta të infektuarish me koronavirus janë regjistruar në 24 orët e fundit në Itali.
Mediat italiane bëjnë me dije se janë regjistruar 17012 të sëmurë.
Po ashtu është rritur edhe numri i viktimave, 141, ndërsa një ditë më parë u regjistruan 128 humbje jete.
Ndërkohë, rritje ka shënuar edhe numri i të shëruarve, 2423, përkundrejt 2086 që u regjistruan të dielën.