Kryemadhi: Rama, i vetmi njeri në politikë me kartelë nga pavioni 5

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi e ka cilësuar Kryeministrin Rama si të vetmin njeri me kartelë në politikë. Kjo deklaratë e Kryemadhit ka ardhur në “Opinion” lidhur me një publikim të Kryeministrit Rama në Instagram.

Në një video ku shfaqej Kryemadhi me Petrit Vasili, duke ironizuar Edi Ramën, Kryeministri ngrinte pyetjen: Dini gjë ku bie ky pavioni?

“I vetmi njeri me kartelë në politikën shqiptare nga pavioni nr.5, është personi që po pyet aty”, tha Kryemadhi.

Ndërkohë, e pyetur në studio nëse gjatë Asamblesë së Partisë Socialiste, Rama ishte treguar shpërfillës ndaj LSi, Kryemadhi u shpreh:

“Ka përmendur LSI dhe Monika 85 herë, nuk është shpërfillës, por është makth”./Opinion.al

Back to top button
LAJMET E FUNDIT