I dha nënshtetësinë futbollistit afrikan brenda 8 orësh, Meta hap dosjet në konferencë: Të përfaqësosh një ekip kampion është interes kombëtar

Presidenti Ilir Meta ka deklaruar se futbollisti i Tiranës, Cobina është verifikuar.

Meta kishte ardhur në konferencë i përgatitur me dosje me vete.

Ai sqaroi në mënyrë të përgjithshme, pa dhënë detaje se procedurat janë dhënë sipas ligjit.

“Ju cilit TV i përkisni? E dija që do e bënit një pyetje patjetër, meqenëse janë bërë disa përgojime për të shmangur vëmendjet nga përpjekjet për të shkatërruar zgjedhjet, Shqipëria është vendi që ka investuar më pak për të ndihmuar popullësinë dhe shtresat që preken nga pandemia si nga aspekti i shëndetit dhe ekonomike- sociale dhe për të shmangur vëmendjen nga shumë çështje të tjera, janë shpikur disa gënjeshtra të jashtëzakonshme, jam njeri i ligjit dhe i shtetit. Kjo është dosja e futbollistit që nga mediat e kanë nxjerrë si terrorist, u ekspozua si një kryeministër i papërgjegjshëm, këtu është edhe dokumenti i institucionit që konfirmon që nuk disponohet asnjë e dhënë që cenohet siguria kombëtare. Të përfaqësosh një ekip kampion është në interes kombëtare dhe publik dhe kjo është sqaruar edhe nga drejtuesit e klubit dhe të federatës që kanë bërë këtë kërkesë urgjente përpara ndeshjes me Zvicrës. E kemi respektuar ligjin në mënyrë strikte. Komisioni i Sigurisë, për gruan e Ylli Pangos nuk ka asnjë problem për sigurinë Kombëtare dhe ka 8 vjet që e ka kërkuar dhe duhet ta merrte  te procedura e posaçme, se kur i intereson qeverisë ekziston, ish ministrja e Arsimit nëse nuk do ishin ndjekur procedurat e posaçme nuk do ishte as zv. ministre e as zëvendës ministre, kështu kemi edhe raste të tjera se jam në presidencë dhe nuk përgojoj askënd. Nuk jap dokumentet se janë sekret shtetëror, por gjithçka është bërë në respekt të kushtetutës. Sa i përket shqetësimit për familjarët e UCK që për arsye të ndryshme, që dihet kufizimet që ka Kosova, në respekt, unë e kuptojë për këlyshët UBD ata quhen terrorist, pro ato janë familjarë të atdhetarëve”, tha Ilir Meta.

Kujtojmë se në fund të muajit shtator, futbollisti ganez i Tiranës, Winnful Essua Joseph Cobbina mori pasaportën shqiptare me një dekret të veçantë nga Presidenti i Republikës Ilir Meta.

Meta e ka mbështetur vendim e tij në nenin 9 pika 7 të ligjit për nënshtetësinë ku një i huaj mund të marrë shtetësinë edhe nëse nuk i plotëson kushte të përgjithshme kur ka një interes shkencor, ekonomik, kulturor dhe kombëtar.

Por pika 6 e këtij neni e ndalon kreun e shtetit të vendosë kaq shpejt pa marrë edhe informacion nga institucione të tjera ligj zbatuese, si Ministria e Brendshme, Policia e Shtetit apo shërbimet inteligjente pasi mund të cënohet siguria kombëtare.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT