“FBI-ja shqiptare”/ 7 oficerë të skualifikuar kallëzojnë penalisht Komisionin e Vlerësimit (Padia e plotë)

Shtatë oficerë të skualifikuar në garën për në BKH kallëzojnë penalisht Komisionin e Vlerësimit që përzgjedh hetuesit e byrose. Dritan Prençi, Enkelejda Millonai, Vladimir Mara dhe kryeprokurori i SPAK, Arben Kraja si dhe Drejtoresha e BKH, Aida Hajnaj akuzohen për shpërdorim detyre dhe falsifikim.

“Kërkojmë vënien para përgjegjësisë të këtyre personave sa më shpejt”, shprehen ata.

Sipas tyre, procesi është manipuluar dhe janë skualifikuar padrejtësisht.

Ata kërkojnë që të mos ndërmerret asnjë vendim, derisa të shprehet gjykata.

Ata pretendojnë falsifikimin e proceverbalit të garës fizike, pasi, sipas tyre, kanë fituar testin fizik oficerë që nuk kanë arritur parametrat kohorë të garës.

Kallëzimi është depozituar në prokurorinë e Tiranës.

PADIA E PLOTË:

AN K I M I M

Drejtuar: Komisionit të Përzgjedhjes së Kandidatëve për Hetues në Byronë Kombëtare të Hetimit.

Znj. Enkelejda MILLONAI

Vladimir MARA
Dritan PRENCI

Adresa: Rruga Jordan Misja, Nr 1, Tiranë 1000, Shqipëri

Palë të interesuar:

Struktura e Posacme Anti Korrupsion (SPAK), pasi Byroja Kombëtare e Hetimit është strukturë e specializuar që heton veprat penale në juridiksionin penal të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, sipas parashikimeve të Kodit të Procedurës Penale.

Byroja Kombëtare e Hetimit, strukturë e specializuar që heton veprat penale në juridiksionin penal të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, sipas parashikimeve të Kodit të Procedurës Penale.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Tiranë, pasi në Komisionin e Përzgjedhjes ka përcaktuar anëtarët e monitorimit të procesit të vlerësimit të kandidatëve për pozicionin Hetues.

Delegacioni i Bashkimit Europian, Tiranë si palë monitoruese e procesit të përzgjedhjes së organeve të reja të drejtësisë.

Pavlefshmërinë e veprimit administrativ, Fazë e tretë (testim fizik) në konkurimin e zhvilluar nga data 19.10.2020-22.10.2020 për shkak të mungesës së trasparencës dhe mospërcaktimit nga BKH, të minimumit të normave për kualifikimin mënyrës së vlerësimit dhe përllogaritjesë së pikëve nga ana e Komisionit të Përzgjedhjes për pozicionin Hetues pranë Byrosë Kombëtare të Hetimit.
Pavlefshmërinë e veprimit administrativ, Fazë e tretë (testim fizik) në konkurimin e zhvilluar nga data 19.10.2020-22.10.2020 për shkak të mungesës së rregullores së hartuar e cila mbështetet në praktikat më të mira të rekrutimeve konkurruese, dhe miratuar nga Drejtori i Byrosë Kombëtare të Hetimit, neni 37, pika 2 e ligjit 95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar.
Baza ligjore: Neni 7 i ligjit 95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”.

DREJTUAR:

Të Nderuar Anëtarë të Komisionit të Përzgjedhjes së Kandidatëve për Hetues në Byronë Kombëtare të Hetimit

Byroja Kombëtare e Hetimit funksion në bazë të ligjit nr.95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar” dhe ka për qëllim sipas nenit 2 pika 2 të ligjit nr.95/2016 ”…Garantimi i funksionimit të Njësisë së Pavarur Hetimore për të hetuar veprat penale të korrupsionit dhe krimit të organizuar, si dhe veprat e tjera penale të kryera vetëm nga subjektet e parashikuara në pikën 2, të nenit 135, të Kushtetutës, të pavarur nga çdo ndikim i paligjshëm, i brendshëm apo i jashtëm…” Duke qenë se, BKH është një organ i pavarur dhe e mbështet veprimtarinë e tij mbi tre shtylla “Besnikëri, Integritet dhe Trimëri”, kërkohet që procesi i përzgjedhjes së aplikantëve për hetues të jetë sa më trasparent, objektiv dhe të trajtohet me seriozitet nga Komisioni i Përzgjedhjes.

Me anë të këtij ankimimi, kërkoj pezullimin e procedurave të konkurimit nga Byroja Kombëtare e Hetimit, pasi në mënyrë jo trasparente me anë të një veprimi administrativ ka bërë përjashtimin e 300 kandidatëve për Hetues në fazën e tretë të testimit (testimi fizik) pa përcaktuar metodologjinë e vlerësimit, ku dëmtohen interesat e mija personale, interesi publik dhe proces i rregullt ligjor në një procedurë konkurimi që ka për qëllim rritjen e besimit të publikut pranë organeve të drejtësisë, e konkretisht;

Sipas njoftimeve në faqen zyrtare të BKH-së procesi i aplikimit, konkurimit dhe i përzgjedhjes do të kalonte në fazat e mëposhtme;

Në fazën e parë, aplikantët duhet të plotësonin dokumentacionin vijues, formulari i aplikimit, deklarata për mungesën e konfliktit të interesit, shtojcën B2,B3 dhe C të ligjit nr. 95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”, vlersimet e punës dhe vërtetim për arsyen e largimit nga puna për rastet ku aplikohet. Në këtë proces aplikuan rreth 653 aplikantë nga ku u përzgjodhën 424 aplikantë që i plotësonin kërkesa e ligjit për vazhdimin e konkurimit nga komisioni i përzgjedhjes. (bashëklidhur kërkes-padisë fotokopje e njoftimit)
Në fazën e dytë, u zhvillua testimi llogjik. Sipas njoftimit zyrtarë aplikantët duhet të merrnin një minimum prej 12 pikësh nga 30 pikë që kishte testi, nga ku u kualifikuan 403 aplikant sipas pikëzimit(në rend zbritës) duke i qëndruar kërkesave të ligjit nga komisioni i përzgjedhjes.(bashkëlidhur ankimimit fotokopje e aplikantëve sipas pikëve dhe kopje e informacionit për mënyrën e vlerësimit). Unë ankimuesi në këtë fazë kam marrë XX pikë nga 30 që ishte maksimumi me numër rendor XX.

Në fazën e tretë, aplikantët duhet të kryenin testin fizik nga data 19.10.2020 – 22.10.2020, të ndarë në grupe prej 100 aplikantësh çdo ditë. Nga informacioni i publikuar në faqen zyrtare të BKH-së është kërkuar dokument identifikimi dhe vërtetim nga specialisti kardiolog, por asnjë udhëzim mbi mënyrën e pikëzimit (bashkëlidhur ankimimit fotokopje e njoftimit).Në njoftimin e publikuar në faqen zyrtare të BKH-së(bkh.al) gjatë fazës së parë, është bërë e ditur për të gjithë aplikantët në momentin që do të zhvillohej testimi fizik do të ishin këto norma, pompa ulje ngritje, palosje, 300 metra sprint dhe 2400 metra vrap “pa përcaktuar sasinë dhe kohën për të kryer këto norma”.
Në fazën e katër të testimit, është testi i esesë, ku ka dalë dhe udhëzues për pikët, duke treguar standard tjetër krahasuar me testin fizik që nuk ka pasur një udhëzim mbi mënyrën e pikëzimit (bashkëlidhur ankimimit fotokopje e njoftimit).
Duke krahasuar zhvillimin e testit fizik me testin llogjik, po ju parashtoj ndryshimet e evidentuara gjatë zhvillimit të testeve, e konkretisht;

nuk është përcaktuar asnjë minimum pikësh për testin fizik krahasuar me procedurat e ndjekura për testin llogjik, duke krijuar bindjen se gjatë fazës së dytë është vepruar me standart tjetër.
Në faqen zyrtare të BKH-së nuk është publikuar mënyra e mbledhjes së pikëve dhe mënyra e vlerësimit, duke mos qenë trasparent krahasuar me testin llogjik.
nuk është pasqyruar mënyra e përzgjedhjes së aplikantëve në testin fizik, duke dëmtuar imazhin e një institucioni që kërkon besimin e qytetarëve, dhe do të luftojë korrupsionin në nivele të larta.
pavarsisht kërkesës time si aplikantë nuk jam informuar gjatë fazës së testimit fizik, se sa do të ishte minimumi i nevojshëm për kalimin në fazën tjetër, duke treguar se në këtë fazë ka pasur mungesë trasparence dhe serioziteti, për mënyrën e përzgjedhjes.
Gjatë testimit fizik për çdo normë fizike është mbajtur një procesverbal ku janë përshkruar rezultatet individuale të çdo kandidati. Ky rezultat nuk është vlerësuar në moment (19.10.2020) por me datë 23.10.2020, veprim i cili është totalisht i ndryshëm nga testi llogjik ku rezultatet ishin në kohë reale dhe në prezencë të kandidatëve. Duke lënë dyshimin se procesi i përzgjedhjes nuk ishte i drejtë, objektiv dhe transparent.
Vlen të theksohet se, lista e aplikantëve fitues të fazës së tretë është publikuar në faqen zyrtare të BKH-së me datë 23.10.2020 pas orës 16:00 dhe zhvillimin e fazës së katërt me datë 26.10.2020 në orën 08:00, koha midis së cilave, administrata publike e ka pushim zyrtar dhe e pamundëson ankimin pranë organit që e ka administruar procesin. Ky është dhe shkaku për mos administrimit nga ana ime, të dokumentacionit të nevojshëm për ta bashkëngjitur me këtë ankimim.

Gjithashtu përvec thërritjeve të palëve të interesuar në këtë gjykim, ju bëj me dije se një kopje të këtij ankimimi do ti dërgohet për dijeni institucioneve të mëposhtme;

Avokatit të Popullit
Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë
Këshillit të Lartë të Prokurorisë
Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale
Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT