“Disa janë në vështirësi”/ Me zërin që i dridhet, Rama flet për fëmijët shqiptarë në Siri

Kryeministri Edi Rama ka folur për mediat pas mbërritjes së 4 fëmijëve shqiptarë dhe Floresha Rashës nga kampi sirian.
Me zërin që i dridhej nga emocionet, Rama u shpreh se procesi është shumë i komplikuar, duke bërë të ditur se operacioni për shpëtimin e fëmijëve shqiptarë do të vijojë.
“Nuk kemi pritur që t’i gjejmë lokacionet nga lajmet. Kemi një vit që punojmë, nuk kemi pasur për asnjë çast problemin e gjetjes së lokacioneve.
E dini shumë mirë që nuk kemi marrëdhënie me regjimin e Damaskut, duhet lejekalimi i tyre. Po ashtu bëhet fjalë për të parandaluar surpriza. Heronjtë kanë qenë vetë në territor për katër javë. Dua të them që nxjerrja e këtyre fëmijëve nga një ferr është proces i komplikuar, janë në mes prindër që kanë pozicione të radikalizuara.
Ka forca kampi që nuk janë të njëjtat që duhet diskutuar për të kaluar pa surpriza dhe gryka zjarresh. Puna e bërë ka qenë intensive. Siç e kam thënë edhe sot paradite, e gjithë kjo është mundësuar falë gjeneralit Abass Ibrahim që më premtoi se operacioni do të vijojë. Edhe disa fëmijë janë në vështirësi, por nuk dua të jap detaje sepse mund të kompromentojnë”, deklaroi ai.