Epidemiologët: Jemi në pikun e valës së dytë të pandemisë, priten rritje të rasteve

Vala e dytë e pandemisë së COVID-19 po shënon pikun. Epidemiologët thonë për “Shqip” se rastet pritet të rriten në ditët në vazhdim, ku parashikimet janë për shifra përtej 400 rasteve pozitive me koronavirus.

“Presim shtim të rasteve, pasi po konfirmojmë se piku ka mbërritur tashmë. Duket se vala e dytë e pandemisë pritet të jetë edhe më e ashpër pasi deri më tani rastet në 24 orë po tejkalojnë 300. Dimë që rastet po rriten por nuk dimë ende sa testime kryhen çdo ditë. A kanë apo jo spitalet kapacitete. Ajo çka po vërehet se ka shumë pacientë që po mjekohen në shtëpi sikur të ishin në spital. Me terapi oksigjeni dhe me medikamente që kushtojnë shumë”, thonë epidemiologët.

Ajo çfarë këshillohet është mosneglizhenca e simptomave, pasi nëse rëndohet gjendja shëndetësore ndërhyrja bëhet më e vështirë.

“Ne vijojmë të bëjmë apel që mos të neglizhoni virusin COVID sepse është e pamundur të mjekohet pa medikamente”, thonë mjekët./ Gazeta Shqip

Back to top button
LAJMET E FUNDIT