“Prisni ‘Venecian’ për Kodin Zgjedhor”/ Rama refuzon sërish apelin e BE: Nuk hyjmë në spiralet e një aventure ku na fton Ilir Meta

Pavarësisht dy thirrjeve të Komisionerit, Oliver Varhelyi, si dhe mesazheve të Zëdhënësja e KE-së, Ana Pisonero-Hernandez, kryeministri Edi Rama është i vendosur për të rrëzuar dekretin e presidentit Ilir Meta për Kodin Zgjedhor, pa pritur opinionin e Komisionit të Venecias.

I pyetur nga gazetarët rreth kësaj çështjeje, në një komunikatë me këta të fundit pas riatdhesimit të 4 fëmijëve dhe një gruaje nga Siria në Shqipëri, Rama tha: Nuk hyjmë në spiralet e një aventure ku na fton Ilir Meta.

“E kam sqaruar dhe komisionierin në një bisedë që kemi pasur që Parlamenti nuk do të presë asnjë sekondë për arsye se ne kemi zgjedhjet me 25 prill dhe nuk ka asnjë mundësi të hyjmë në spiralen e një aventure ku na fton Ilir Meta i cili nuk ka qëllim trë përmirësojë Kodin Zgjedhor por ka qëllim të sabotojë nga pozicioni i tij ekstremist anti-shumicë dhe anti-parlament këtë proces.

Komisioni i Venecias është patjetër i mirëpritur të sjellë kur të pjekë opinionin e vet, ai opinion do të diskutohet me të gjitha forcat politike dhe duke pasur parasysh kohën që kemi në dispozicion, do të mbetet për tu adresuar çfarëdo çështje që mund të dalë përtej 25 prillit. Nuk kemi kohë për të humbur.“, deklaroi Rama.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT