Fjalori i rrugës, tendenca më e re e gjimnazistëve shqiptarë/ Qytetarët: Të rinjtë janë të paedukatë

Ditën e sotme në emisionin “Shqipëria Live” u diskutua rreth fjalorit banal që të rinjtë përdorin në shkollë, rrugë apo në çdo ambient tjetër.
Fillimisht u morën mendimet e të rinjve se pse përdorin këtë lloj fjalori, ata u shprehën se dukeshin më të rritur.
Por çfarë mendojnë të rriturit, prindërit në lidhje me këtë fjalor banal që të rinjtë përdorin dhe nuk e kanë aspak problem?
“E flasin fjalën sipas dëshirës, sidomos në gjimnaz. Përgjegjësia është detyrë e prindërve. Duhet vite për ta ndryshuar. Ndonjëherë dua të ndërhyj kur dëgjoj fyerje, po si, se do më shajnë edhe mua”, tha një person për “Shqipëria Live”.
Një tjetër tha: “Të rinjtë janë të paedukatë”. “Do ekzistojnë këto fjalë për aq kohë janë në fjalor. Çdo brez ka pasur fjalorin e tij, edhe ne shanim në kohën tonë”, tha një tjetër.