ALARM në Itali, qindra viktima dhe mijëra raste të reja me koronavirus në vetëm 24 orë (BILANCI)

Shifrat në Itali sa vijnë dhe bëhen më shqetësuese. Në 24 orët e fundit nga 174,398 teste të kryera janë konfirmuar 21,994 raste të reja me koronavirus.

Po ashtu, autoritetet konfirmuan se brenda ditës, kanë ndërruar jetë edhe 221 qytetarë.

Rajoni me numrin më të lartë të të infektuarve është Lombardia ku u regjistruan 5,035 raste të reja, e ndjekur nga Piemonte (2,458).

Edhe 127 pacientë të tjerë raportohet t’i jenë shtuar këtij pavijoni. Ndërsa, në total, numri shkon në 1,411.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT