Ndryshimet Kushtetuese/ “Venecia” pranon kërkesën e Metës: Do të shqyrtohen në dhjetor

Komisioni i Venecias ka pranuar kërkesën e Presidentit Ilir Meta për shqyrtim të ndryshimeve të Kushtetutës për Kodin Zgjedhor.

Në letrën e drejtuar kreut të shtetit shqiptar, Komisioni thotë se një vendim lidhur me këtë do të përgatitet për muajin dhjetor.

Presidenti Meta ka deklaruar më herët se ndryshimet Kushtetuese janë të njëanshme që favorizojnë mazhorancën.

Letra e Komisionit të Venecias drejtuar Metës

I nderuar Z. President,

Në përgjigje të letrës tuaj të datës 21 tetor 2020, me të cilën ju kërkoni një mendim urgjent “mbi procesin e ndryshimit të njëanshëm dhe të përshpejtuar të Kushtetutës dhe Kodit Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë”, kam nderin t’ju informojë se Byroja e Komisionit ka vendosur që para seancës së ardhshme plenare dhe për shkak të çështjes së ndërlikuar, të mos autorizojë procedurën urgjente.

Prandaj, konkluzioni do të përgatitet në procedurë të zakonshme dhe do t’i paraqitet në seancë plenare për shqyrtim dhe miratim në dhjetor. Sipas praktikës sonë, ky mendim në parim do të hartohet së bashku me ODIHR.

Shfrytëzoj këtë rast për t’ju falënderuar edhe një herë për besimin tuaj në Komisionin e Venecias.

Ndryshimet Kushtetuese/

Back to top button
LAJMET E FUNDIT