Kodi në “Venecia”/ Refuzohet kërkesa e Metës për opinion me procedurë urgjente, Komisioni letër Presidentit: Përgjigjen ua sjellim në dhjetor!

Presidenti i Komisionit të Venecias i ka dërguar letër Ilir Metës mbi ndryshimet e përshpejtuara të Kushtetutës dhe Kodit Zgjedhor duke i kthyer përgjigje presidentit teksa ka refuzuar kërkesën për ta trajtuar çështjen me procedurë urgjente.

Në përgjigjen e komisionit të Venecias thuhet se çështja do të trajtohet në dhjetor.

“Kam nderin t’ju informoj se Byroja e Komisionit ka vendosur, në dritën e kohës së shkurtër të mbetur para seancës së ardhshme plenare dhe të kompleksitetin e çështjes, për të mos autorizuar procedurën urgjente. Prandaj, mendimi do të përgatitet në procedurën e zakonshme dhe do t’i paraqitet seancës plenare për shqyrtim dhe miratim në dhjetor.”– thuhet në letër.

Kreu i shtetit i ka paraqitur 8 pyetje Komisionit të Venecias për ndryshimet në Kodin Zgjedhor dhe një ditë pasi parashtroi pyetjet, ai i është drejtuar Kuvendit të Shqipërisë me një kërkesë zyrtare për të marrë parasysh opinionin tyre përpara se të votohen për ndryshimet zgjedhore.

Sakaq, nga ana tjetër kryeministri Edi Rama dhe mazhoranca duken të palëkundur, në qëndrimin e tyre teksa ka theksuar se Kodi zgjedhor do të votohet sa më shpejt në Kuvend.

Në letër, Gianni Buquicchio shkruan:

I nderuar Z. President,

Në përgjigje të letrës tuaj të datës 21 tetor 2020 me të cilën ju kërkoni një mendim urgjent “për procesi i ndryshimit të njëanshëm dhe të përshpejtuar të Kushtetutës dhe kodit zgjedhor të Republikës së Shqipërisë”, kam nderin t’ju informoj se Byroja e Komisionit ka vendosur, në dritën e kohës së shkurtër të mbetur para seancës së ardhshme plenare dhe të kompleksitetin e çështjes, për të mos autorizuar procedurën urgjente.

Prandaj, mendimi do të përgatitet në procedurën e zakonshme dhe do t’i paraqitet seancës plenare për shqyrtim dhe miratim në dhjetor. Sipas praktikës sonë, ky opinion në parim do të hartohet së bashku me ODIHR.

Shfrytëzoj këtë rast për t’ju falënderuar edhe një herë për besimin tuaj në Komisionin e Venecias.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT