Haga do na bëjë me dy Esatë Toptanë!

Po bëhet -o shokë,
gati poshtërsia,
me detin-që në Hagë,
po çon qeveria!
Rama qe i mbrojtur,
nga Gjykata Kushtetuese,
ndaj përpara grekut,
s’ka pse rri si nuse!
Problem të vërtetë,
tani ka Greqia,
ndaj gjyqin nuk ka,
pse hap Shqipëria!
Rama nga kujtesa,
mbase është i shkundur,
edhe s’i kujtohet,
që në Hagë kemi humbur!
Në Hagë kemi humbur,
me zonjën Angli,
që po na mban peng,
mbi një ton flori!
Gjykata-Anglisë,
se ç’i dha një dorë,
me se do t’i hidhnim,
në erë dy vaporë?!
Dy palo vaporë,
të vjetër vërtetë,
që Anglia-skrap,
do t’i bénte vetë!
Ne për detin punët,
i kishim puthitur,
pse Rama në Hagë,
do ta çojë papritur!
S’e dimë çfarë presioni,
Ramës i kanë bërë,
po sot-karshi Hagës,
kundër janë të tërë!
Pse me grekun jemi,
neve puthadorë.
ky lloj servilizmi,
quhet shtetëror!
A.Duka