Alarmi i presidentit, Rama injoron Metën: Vendos maskën dhe mos fut hundët në punët e ekspertëve

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ashpër pas një letre të kreut të Shtetit, Ilir Meta, ku ngrihej alarmi se “vendi po shkon drejt katastrofës si pasojë e COVID-19.”

Rama i kërkon presidentit të mos futet në punët e ekspertëve, ndërsa e qorton edhe për mosmbajtjen e maskës.

“Ilir ti s’ke asnjë kompetencë të fusësh hundët në punët e ekspertëve për menaxhimin e situatës mjekësore! Si fillim mos dil vetë pa maskë nga shtëpia,mblidh edhe partinë tënde që të mos bëjë thirrje histerike kundër maskës dhe shiko punën që ke se vetëm atë s’po bën prej kohësh!

Ekspertët janë ata që vendosin për hapat që duhen ndërmarrë çdo ditë në bazë të strategjisë së vjeshtë-dimrit.Rritja e numrave është brenda parashikimeve dhe ne duhet të shmangim me çdo kusht një mbyllje të re, prandaj secili, ti i pari, duhet të zbatojë rregullat e thjeshta!

Ministrja e Shëndetësisë meriton përkrahje pa rezervë për punën e palodhur që po bën, siç e meritojnë ekspertët dhe padiskutim mjekët e infermierët që po shkëlqejnë prej muajsh në këtë luftë, ku e tërë bota po vuan nga të njëjtat probleme e dilema të mëdha vendim-marrëse!”, shkruan Rama.

Përmes një letre drejtuar Ramës dhe Manastirliut, kreu i shtetit thekson se në këtë moment me këtë përkeqësim duhet një rivlerësim tërësor i situatës dhe masave të ndërmarra.

Meta do të dijë se kur do të rritet numri i testimeve, a ka Shqipëria staf mjekësor mjaftueshëm për të gjurmuar kontaktet, rolin e mjekut të familjes, rimbursimin e shpenzimeve për trajtim, sa kapacitete spitalore dhe reanimatore janë vendosur në dispozicion të të sëmurëve me COVID-19 dhe atyre me sëmundje kronike, plani për vaksinën, financimet që janë ndërmarrë si dhe fondet që janë parashikuar në buxhet për në vijim.

Reagimi i plotë i Ramës

Ilir ti s’ke asnjë kompetencë të fusësh hundët në punët e ekspertëve për menaxhimin e situatës mjekësore! Si fillim mos dil vetë pa maskë nga shtëpia, mblidh edhe partinë tënde që të mos bëjë thirrje histerike kundër maskës dhe shiko punën që ke se vetëm atë s’po bën prej kohësh!
Ekspertët janë ata që vendosin për hapat që duhen ndërmarrë çdo ditë në bazë të strategjisë së vjeshtë-dimrit.

Rritja e numrave është brenda parashikimeve dhe ne duhet të shmangim me çdo kusht një mbyllje të re, prandaj secili, ti i pari, duhet të zbatojë rregullat e thjeshta!
Ministrja e Shëndetësisë meriton përkrahje pa rezervë për punën e palodhur që po bën, siç e meritojnë ekspertët dhe padiskutim mjekët e infermierët që po shkëlqejnë prej muajsh në këtë luftë, ku e tërë bota po vuan nga të njëjtat probleme e dilema të mëdha vendimmarrëse!

Back to top button
LAJMET E FUNDIT