Mjekja shqiptare në Gjermani ngre alarmin: Nëse shtohen rastet, do përjetojmë situatën e Italisë

Mjekja Marsela Ceno, e cila punon në Gjermani, tregoi për “Dita jonë” në A2 situatën që po përjeton ky vend javët e fundit, pas rritjes së rasteve të koronavirusit.

“Po përballemi me valën e dytë, por ka një pjesë të popullsisë që nuk e kupton rëndësinë e situatës dhe proteston kundër masave shtrënguese, ndërsa ne në spital po ndjejmë rritjen e numrit të personave të shtruar. Kemi 6-7 pacientë në ditë në terapi intensive dhe duke parë rastet e reja jemi në një situatë alarmi”, tha Ceno.

Sipas saj, “nëse tendenca nuk ulet, edhe Gjermani do të gjendet përballë situatës që përjetoi Italia gjatë valës së parë”.

Sa i përket vaksinës, mjekja thotë se fillimisht janë personat e rrezikuar që do ta marrin, ndërsa vaksinimi në masë duhet të presë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT