“Nëse ulemi dhe marrim diçka konkrete, greva mbyllet”, Rama-naftëtarëve: Miqtë e mi, jo!

Vazhdon diskutimi në distancë mes grevistëve të Ballshit dhe kryeministrit Edi Rama.
Pa më parë naftëtarët deklaruan se nuk janë kundër negociatave, por se greva do të mbyllet kur të marrin diçka konkrete nga ato që kërkojnë.
“Miqtë e mi jo, më vjen keq po ne nuk do të ulemi dot në tavolinë pa u mbyllur greva! Qeveria nuk negocion nën presionin e askujt dhe nuk pranon ultimatume nga askush. Mbyllni grevën dhe do të vij unë tek ju, menjëherë! Ndryshe s’ka bisedime dhe unë s’kam shkop magjik!”, shkruan kryeministri.
Naftëtarët, më herët, kërkuan garanci për ndaljen grevës.
“Po e them në emrin tuaj, të na caktojë datën, orën dhe vendin e takimit. Në momentin që do ulemi dhe do marrim diçka konkrete nga zoti kryeministër atëherë kjo grevë do të mbyllet”, tha përfaqësuesi i naftëtarëve.