LAJMI I FUNDIT/ Tjetër rekord rastesh të reja me koronavirus në vend, 6 persona humbin jetën

311 rast të reja me koronavirus janë regjistruar në 24 orët e fundit në vend, shifra më e lartë e regjistruar në 24 orë që nga fillimi i epidemisë, ndërsa fatkeqësisht, 6 persona kanë humbur jetën.

Krahasuar me ditën e djeshme, vendi ka shënuar një rritje në rastet e reja, ku dje u regjistruan 284 të sëmurë, ndërsa numri i viktimave dje qe më i lartë, ku 7 persona humbën jetën.

Numri i personave të shtruar në dy spitalet COVID ka shkuar në 289, ndërsa betejën me sëmundjen, në 24 orët e fundit, e fituan 85 persona.

Që nga fillimi i epidemisë, në vend janë regjistruar 20,004 raste pozitive, ndërsa raste aktive janë 8618.

Numri i viktimave ka shkuar në 493, ndërsa në total, 10,893 persona janë shëruar.

COVID-19 – Statistika (28 Tetor 2020)

Raste të reja ditore 311

Të shëruar ne 24 orë 85

Të shtruar në spitale 289

Humbje jete në 24 orë 6

Testime ditore 1397

Testime totale 121,004

Raste pozitive 20,004

Raste të shëruara 10,893

Raste Aktive 8,618

Humbje jete 493

Back to top button
LAJMET E FUNDIT