‘Të përballen me drejtësinë ata…’/ Yuri Kim: E mrekullueshme t’i shohësh fëmijët të çliruar nga ISIS

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, ka reaguar pas riatdhesimit të 5 shqiptarëve nga Siria. Yuri Kim e ka quajtur një lajm shumë të mirë rikthimin e 4 fëmijëve dhe Floresha Rashës nga kampi Al-Hol.

“E mrekullueshme të shohësh këta fëmijë të pafajshëm të çliruar nga ISIS. Shpresoj se hapat e tjerë do të vijojnë. Qeveritë duhet të riatdhesojnë shtetasit e tyre nga Siria në mënyrë që ata të rehabilitohen dhe, kur justifikohet, të përballen me drejtësinë”, shkruan ajo në Twitter.

Ambasadorja Kim me këtë reagim jep edhe një mesazh ndaj autoriteteve shqiptare, duke iu kujtuar atyre rëndësinë e rehabilitimit të të ardhurëve nga kampi i ferrit dhe më pas realizimi i përballjes me drejtësinë

Back to top button
LAJMET E FUNDIT