Kryemadhi kërkon falje nga Fieri: Kemi bërë gabime, nuk kemi qenë të vëmendshëm…

Kryetarja e LSI-së , Monika Kryemadhi, i ka kërkuar falje qytetarëve, ku tha se kanë bërë gabime.
Nga Fieri, Kryemadhi u shpreh se nuk kanë qenë të vëmendshme për pasuritë natyrore që banorët i kanë ruajtur për vite, “ndërsa politika i ka shkatërruar me indiferencën e saj”.
“Duhet të kërkojmë ndonjëherë dhe falje sepse padashje kemi bërë gabime dhe padashje nuk kemi qenë të vëmendshëm gjatë gjithë këtyre gjërave të mrekullueshme kur banorët i kanë ruajtur me vite të tëra për mos u dëmtuar. Ndërsa politika me indiferencën e saj jo vetëm që nuk i ka ruajtur por i ka shkatërruar më tej. Kur flasim për papunësinë të gjithëve na shkon në mendje fjalët, premtimet e Edi Ramës që thoshte do të krijojmë 300 mijë vende pune.
Strukturat e shtetit janë kthyer si një kasap ndaj njerëzve. Shteti duhet të jetë partner me biznesin dhe qytetarin. Mjafton të hedhësh një vëmendje për të parë. Të gjithë bëhemi bashkë pavarësisht seksit dhe zonave nga vijmë secili nga ne dëshiron të shohë fëmijët të rriten”, tha Kryemadhi .