Gjermania merr vendimin: Nga 2 nëntori vendi futet në karantinë

Kancelarja gjermane Angela Merkel mori vendimin e izolimit të vendit, për shkak të rritjes së numrit të personave të infektuar me koronavirus.

Bllokimi do të nisë që me datë 2 nëntor dhe do të zgjasë për rreth katër javë.

Mediat e huaja kanë zbardhur disa detaje se si do të jetë karantinimi i gjermanëve.  Gjatë katër javëve do të mbyllen:

  • Restorantet dhe baret
  • Palestrat, kinematë dhe teatrot
  • Takimet private janë të ndaluara për më shumë se 10 persona dhe më shumë se dy familje
  • Hotelet nuk do të jenë në dispozicion të turistëve dhe do të qëndrojnë të hapura vetëm për arsye thelbësore
  • Udhëtimet që nuk kanë ndonjë arsye thelbësore
  • Dyqanet do të qëndrojnë të hapura, por do të jenë me më pak se një person për 10 metra katrorë
  • Shkollat, kopshtet dhe qendrat ditore do të qëndrojnë të hapura

Merkel tha se “masat e ashpra” ishin të nevojshme për të parandaluar tejmbushjen e spitaleve ndërsa Gjermania po përballet me vdekje dhe me shtimin e rasteve të koronavirusit.

“Ne kemi nevojë për të ndërmarrë veprime tani,” tha ajo, duke shtuar se çelësi për zbutjen e situatës “shumë serioze” është zvogëlimi i kontakteve për të kufizuar dëmet në ekonomi.

Në Gjermani gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 14.964 raste të reja me coronavirus, që është numri më i madh në baza ditore që nga fillimi i epidemisë, njofton Instituti Robert Koh.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT