Rojava/ Ja kush është “shteti” që nuk lëshon shqiptarët nga kampi Al Hol

Qeveria shqiptare bënte të ditur në deklaratën që shpërndau  sot mbi riatdhesimin e 4 fëmijëve dhe një gruaje nga Siria që një nga autoritetet që kanë kontribuuar në këtë operacion është edhe Administrata Autonome e Sirisë Veriore dhe Lindore.

Që realisht është edhe subjekti shtetëror që nuk lejon riatdhesimin e atyre grave që akuzohen për krime në kuadrin e ISIS.

Po çfarë është dhe kush e drejton këtë shtet thuajse të pavarur nga Siria që kontrollon kampin?

Rajoni Autonom i Sirisë Veriore dhe Lindore, drejtohet në shumicën e tyre nga autoritetet kurde dhe në të bëjnë pjesë edhe asirian apo edhe arab etnik.

Kryeqendra e këtij rajoni është Ayn Issa dhe ka një sipërfaqe prej 50 mijë kilometrash katrore e popullsi rreth 2 milionë banorësh.

Ky rajon drejtohet nga politikanja kurde Ilham Ehmed dhe si krah ushtarak është YPG-ja apo Forcat e Mbrojtjes së Popullit. Edhe pse si monedhë shkëmbimi kanë lirën siriane, gjithsesi marrëdhëniet me shtetin e Bashar Al Asad thuajse nuk ekzistojnë.

Gjuha që flitet është ajo kurde dhe arabishtja. Ajo përfaqëson një zonë të vogël por që është strategjike pasi aty ndodhen dhe zonat më të mëdha naftëmbajtëse dhe rrugët e tyre. Gjatë shtetit që krijoji ISIS, ky territor ishte edhe më strategjiku ku kryeqytet ishte caktuar Raqqa, që është edhe qyteti më i madh. Por pikërisht ngaqë fama e tij është e keqe, rajoni i Rajavës zhvendosi edhe kryeqytetin. Rajoni ka shërbim sekret, polici dhe gjykata, në të cilat pritet të gjykohen edhe gratë shqiptare që mbahen në kampin e Al Hawl-it (Al Hol).

Në këtë rajon është hequr dënimi me vdekje dhe funksionojnë gjykata të tipit popullor sipas modelit socialist të PKK-së e cila ka influencuar më shumë në politikën e grupeve të tjera kurde. Edhe pse në Sirinë e Asadit përdoret sheriati në Rojava ka barazi ndërmjet grave dhe burrave.

Rojava/ Ja kush është “shteti” që nuk lëshon

Rojava/ Ja kush është “shteti” që nuk lëshon

Gazeta Shqip

Back to top button
LAJMET E FUNDIT