Forumin Ballkanik/ Rama: Anti-semitizmi një kërcënim real, shqiptarët rrezikuan jetët për hebrenjtë

Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në Forumin Ballkanik kundër Anti-Semitizmit të organizuar nga Kuvendi i Shqipërisë.
Kreu i qeverisë vuri theksin tek roli i madh që kanë luajtur shqiptarët në mbrojtjen e jetëve të hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Ai tha se shqiptarët rrezikuan jetët e tyre për t’ia kthyer në një strehë vendin tonë, hebrenjve.
“Komuniteti hebre u njoh ligjëërisht me të drejtat e veta dhe besimin e vet. Ata ishin të mbrojtur me ligj. Kjo u pa dhe gjatë Luftës së Dytë Botërore, kur hebrejtë floën për shqiptarët.
Shqiptarët rrezikuan jetët e tyre, qofshin myslimanë apo të krishterë, i pranuan në shtëpi. Do doja të sillja episodin e dy vëllezërve që strehuan një familje të madhe hebree dhe u dorëzuan tek nazistët dhe përfunduan tek kampet e përqëndrimit, duke u hequr sikur ishin ata dy hebrenjtë që nazistët kërkonin.
Pak muaj më parë ne inaguruam memorialin dedikuar kujtesës së Holokaustit në Shqipëri. Shqipëria u kthye në shtëpi për hebrenjtë. Po punohet për një muze për ta. Anti-semitizmi është një kërcënim real që shkon përtej asaj që shënjestron,” tha Rama.