Apeli i mjekes së Sanatoriumit: Po shtohen pacientët e shtruar, nuk duam…(VIDEO)

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka publikuar videomesazhin e mjekes së spitalit universitar “Shefqet Ndroqi”,

Prof. Alma Cani thekson se po shtohen çdo ditë pacientët e shtruar në spitale dhe u bën thirrje qytetarëve që të respektojnë rregullat për të mbrojtur jetën e të gjithëve.

“Çdo ditë shikojmë raste që po shtohen. Çdo ditë shikojmë raste të shpërndarjes së virusit. Çdo ditë po shikojmë numrin e shtuar të pacientëve në spitale. Kërkojmë ndihmën tuaj. Zbatoni rregullat, bëni kujdes. Distancimin social e për më tepër vendosjen e maskës.

Nuk duam t’ju shikojmë në ambientet e spitalit, për të mbajtur maska të tjera, maskat e oksigjenit, e për më tepër asistencat në terapi intensive. Ndaj mbani maskën. Mbroni jetën tonë, tuajën, timen, të të gjithëve ne”, apeloi mjekja.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT