VIDEO/ Basha shfaq sërish probleme me matematikën, Rama: O ti mos vdeksh kurrë

Lulzim Bashës nuk i ndahen lapsuset.
Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale një tjetër gafë të kryedemokratit.
Teksa po bashkëbisedonte me gazetarët, Basha tha se “Durrësi kishte nevojë për 60 tampona, i sollën 15, ngelën 50“.
Kjo nuk mund t’i shpëtonte Edi Ramës, i cili Rama ka ndarë videon dhe një “emoji” ku puth Bashën.
“Ahahaha o ti mos vdeksh kurrë, që nuk më zhgënjen asnjëherë… Po si si, 60 minus 15 baraz 50 ëëë?! Je i madh”, shkruan Rama.