Dështon marrëveshja e mjekëve me qeverinë, shkak kontrata kolektive e Konfederatës

Kur ishte menduar se Sindikata e punonjësve të shëndetësisë do të finalizonte marrëveshjen e bashkëpunimit me ministrinë e Shëndetësisë, burime nga kjo sindikatë bëjnë tw ditur se ky hap nuk mund të realizohet të paktën deri në janar të vitit 2021.
Sipas kryetarit të sindikatës së punonjësve të shëndetësisë, Gent Stroni, arsyeja është kontrata kolektive në fuqi e firmosur mes ministrisë së shëndetësisë dhe Konfederatës së Sindikatave të Pavarura.
Stroni tha për “Shqip” se sindikata e mjekëve që aderon pranë konfederatës së Sindikatave që kryesohet nga Kol Nikollaj është inekzistente.
“Deri në janar të 2021, ministria e Shëndetësisë nuk firmos asnjë marrëveshje me ne. Megjithëse na ka njohur zyrtarisht, nuk mund të bëjë asnjë hap më tej pasi e penalizon kontrata kolektive me një sindikatë inekzistente”, tha kreu i sindikatës së punonjësve të shëndetësisë.
Por ccfarë përmban kontrata kolektive?
Në kontratë përvecc të drejtave që duhet të garantojë punëdhënësi, është dhe detyrimi i pagesës së kuotës së anëtarësimit që punëdhënësi ua mban nga paga cdo punonjësi të porsapunësuar.
Kjo shumë 200 lekë të reja në muaj u mbahet cdo punonjësi që sapo fillon punën në sistemin shëndetësor, dhe këto të ardhura derdhen në arkën e sindikatës së mjekëve të Konfederatës së sindikatave të Pavarura.
E vetmja gjë që u intereson është derdhja e kontributeve të anëtarësimit që e përfitojnë nga kontrata kolektive. Pak javë më parë, sindikata e punonjësve të shëndetësisë protestuan në ambientet e QSUT duke kërkuar realizimin e disa kërkesave.
Ata zhvilluan takime dhe në kryeministri me ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu. Por megjithëse sindikata e punonjësve të shëndetësisë organizoi grupet e punës së përbashkëta me ministrinë, kjo nismë ka ngecur në vend.
Kërkesat e sindikatës së punonjësve të shëndetësisë janë:
• Të shpallen dëshmorë të kombit të gjithë ata pjesëtarë të personelit shëndetësor të cilët humbin jetën në këtë luftë me këtë armik të padukshëm.
• Të bëhet sigurimi i jetës së personelit shëndetësor, me qëllim që familjet e tyre të mund të vazhdojnë jetën dhe pas fatkeqësive të mundshme në këtë luftë.
• Rritje e vlerësueshme e trajtimit financiar të personelit shëndetësor.
• Personelit shëndetësor të çdo niveli t’i sigurohen të gjitha kushtet në punë për parandalimin e infeksionit sipas të gjithave standardeve kombëtare dhe ndërkombëtare.
©Copyright Gazeta Shqip