Vendimi i Komitetit/ Mësim online 1 muaj në universitete, paralajmërohet mbyllja e lokaleve e restorante në ish-Bllok

Drejtuesja e Komitetit Teknik, Mira Rakacolli, ka njoftuar se në mbledhjen e ditës së sotme, Komiteti ka analizuar situatën, ka vlerësuar masat e marra nga vendet e tjera dhe respektimin e masave në vendin tonë.
Si pasojë ka vendosur për universitetet që të mbahen vetëm online për të paktën një muaj. Konviktet do të jenë të mbyllura deri në një komunikim të dytë.
Gjithashtu Komiteti i Ekspertëve po vlerëson mbylljen e bareve dhe lokaleve pas orës 22:00 në zonën e ish-Bllokut.
“Universitet vetëm mësim online për një muaj. Konviktet e mbyllura. Po diskutohet mbyllja e bareve dhe restoranteve në Bllok pas orës 22:00. Do të rrezikojmë mbylljen. Secili e ka në dorë të frenojnë pandeminë. Maskat e detyrueshme është vendim i drejtë. Vetëm me një bashkëpunim me autoritetet mund të kapërcejmë këtë situatë. Askush nuk e do një mbyllje të dytë, por nëse nuk kemi disiplinë atëherë do të ndërmarrim të tjera masa”, tha Rakacolli./Gazeta Shqip