Basha ndryshon taktikë me “armiqtë”: Nuk kam kohë për të humbur me Topallin e Patozin

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, nuk ka preferuar që të vijojë polemikat me disa nga të larguarit nga PD-ja të cilët kanë krijuar parti të reja si Astrit Patozi, Jozefina Topalli, Rudina Hajdari etj.

“Nuk kam kohë për të humbur as më këtë ccështje e asnjë person,prioritetet e mija i përcakton interesi publik,a skush tjetër”, tha Basha i pyetur nga gazetarët, pas akuzave të Topallit që dje formoi partinë e re, por edhe Patozit e të tjerëve dhe nëse janë kukullat e Ramës apo jo?

Ai ishte tejet e prerë kur u pyet nëse ndjehet i frikësuar nga Topalli, duke u përgjigjur: Jo!

Në fakt, ky qëndrim duket si ndryshim strategjie pas një sulmi frontal që Basha por edhe media e PD-së i bëri të larguarve, duke i quajtur “kukullat e Ramës”. Kjo taktikë nuk eci, e ndaj siç duket po përdoret një metodë tjetër.

I ftuar në Top Talk, Astrit Patozi ishte i pari që e ftoi bashën të lërë polemikën me të, pasi ajo që do të humte do të ishte PD, ngase partitë e reja publicitet e protagonizëm duan./GazetaShqip

Back to top button
LAJMET E FUNDIT