Nuk vendosën maskat, sa qytetarë u gjobitën në 24 orët e fundit (VIDEO)

Policia e Shtetit ka njoftuar se edhe ditën e sotme vijon që të jetë i lartë numri i gjobave të vendosura për ata që nuk mbajnë maskën në ambientet e jashtme.
Është bërë e ditur se në gjithë vendin janë gjobitur 717 qytetarë që u konstatuan pa maskat mbrojtëse. Gjithashtu thuhet se janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 7 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë efektivëve dokumentin e identifikimit apo nuk e kanë pasur atë me vete.
“Në zbatim të masave anticovid, gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin, nga Patrullat e Përgjithshme dhe ato të Policisë Rrugore janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë, 717 qytetarë që janë konstatuar pa maskat mbrojtëse.
Gjithashtu, gjatë kontrolleve janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 7 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit apo nuk e kanë pasur atë me vete, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit, janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.