Kuvendi rrëzoi dekretin e Metës, Balla: Presidenti shoqërohet me persona të inkriminuar

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste në një prononcim për mediat pas seancës së sotme plenare i është përgjigjur presidentit Ilir Meta. Kuvendi rrëzoi sot dekretin e Presidentit për ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Ndërkohë, Balla tha se tashmë institucionet përgjegjëse për organizimin e zgjedhjeve kanë kohën e nevojshme.

Sipas Ballës “Venecia” ishte e qartë në përgjigjen e saj, ndërkohë i bëri thirrje kreut të shtetit të mos shoqërohet, sipas tij me persona me të shkuar kriminale.

“Që nga ky moment instuticionet përgjegjëse për organizimin e zgjedhjeve ka kodin e ri zgjedhor për ta ndjekur dhe për të garantuar zgjedhje. Gjej rastin të shpreh vlerësimin se ne gjithmonë si mazhorancë në Kuvend e kemi pritur dhe e mirëpresim çdo lloj rekomandimi që vjen nga Komisoini i Venecias, të njëjtën gjë do të bëjmë edhe në rastin në fjalë. Edhe pse Venecia ishte e qartë në përgjigjen që ktheu se nuk ishte rast urgjent. Kemi marrë modelet më të mira të listave të hapura në Europë. Besoj qe Presidenti i Republikë s’ka marrë një përgjigje të qartë nga Kuvendi, e ftoj të heq dorë nga etiketimet e panevojshme në kurriz të Kuvendit”, deklaroi Balla.

Më tej ai shtoi se “duke qenë se një pjesë e mediave kanë transmetuar pamje të Presidentit në një gjendje të Presidentit jo normale në pani të individë me të shkuar kriminale i bëj thirrje të heqë dorë nga këto prezenca”.

“Në kushtet ku kemi pasur një aksident të rëndë,i bëj thirrje q të mos gjendet në prani të këtyre personave që janë pronarë në atë zonë. Zgjedhjet e 25 prillit nuk janë larg dhe i ftoj të gjiktha partitë që të respektojnë rregullat e garës. Gara është e njëjtë dhe e barabartë për të gjithe”, tha Balla.

Pjesë nga deklarata e Ballës

E ndoqët, Kuvendi i Shqipërisë në një ushtrim korrekt të detyrimeve dhe të drejtës që ka, sot i ka dhënë udhë ndryshimeve në Kodin Zgjedhor. Nga ky moment Shqipëria jo vetëm ka një Kushtetutë që i ka dhënë mundësinë qytetarëve që në 25 prill të votojnë jo vetëm për subjektin, por edhe për kandidatin në secilën prej listave.

Në këtë këndvështrim, Kuvendi bëri zgjedhjen e duhur dhe të vetme, për mos e futur në një situatë kaosi ligjor. Mungesa e transpozimit të ndryshimeve kushtetuese në Kodin Zgjedhor do krijonte një situatë të paqartë.

Që nga ky moment institucionet përgjegjësi, nga Komisioneri, Gjendja Civile etj ka Kodin e ri Zgjedhor për ta ndjekur, implementuar dhe për të garantuar zgjedhje demokratike e të ndershme.

Shpreh vlerësimin se ne gjithmonë si mazhorancë në kuvendin e shqipërisë e kemi pritur dhe mirëpresim çdo rekomandim nga Komisioni i Venecias. Të njëjtën gjë do bëjmë. Edhe pse Venecia ishte e qartë në përgjigjen që ktheu. Nuk ishte rast për opinion urgjent.

Shqipëria s’ka bërë shpikje alla shqiptarçe. Kemi marrë modelet më të mira të listave të hapura, kroat, çek, holandez, suedez e austriak. Ka një ndërthurje mes partisë dhe kandidatëve.
Në fund, besoj që Presidenti i Republikës ka marrë një përgjigjie të qartë nga Kuvendi. E ftoj të heqë dorë nga etiketimet në kurriz të Kuvendit. Përpjekja për të identifikuar Kuvendin si ilegjitim nuk qëndron./Gazeta Shqip

Back to top button
LAJMET E FUNDIT