‘Shqiptarët kanë nevojë për përfaqësim’/ Hajdari i përgjigjet sulmeve të RD-së: Basha i dha pushtet Ramës

Deputetja Rudina Hajdari, ka folur mbrëmjen e djeshme për prezantimin e “Lëvizja për Ndryshim” të Jozefina Topallit.

Hajdari tha se krijimi i forcave të reja politike është një hap pozitiv që forcon frontin opozitar.

“Mendoj se në Shqipëri është gjë shumë e mirë që alternativat e reja po krijohen.

Shqiptarët kanë nevojë për përfaqësim, e shtojnë konkurrencën në treg dhe i bëjnë më të përfaqësuara vendet e ndryshme në të gjithë Shqipërinë.

Në një vend ku kemi 3 parti që kanë marrë peng vendin dhe kanë tentuar të luajnë me taksat e shqiptarëve, është e udhës që të forcojmë frontin opozitar.

Të ftojmë të gjithë që të votojnë kundër Edi Ramës”, u shpreh ajo në Vizion Plus.

Ndërkohë për etiketimin nga gazeta Rilindja Demokratike si kukulla të Edi Ramës, deputetja deklaroi se më shumë se opozita e Lulzim Bashës, asnjë nuk i ka dhënë më shumë pushtet Ramës.

“Mendoj që sa i përket këtij komentit nuk ka patur asnjë person më shumë sesa krerët e opozitës jashtëparlamentare që i kanë dhënë më shumë pushtet Edi Ramës. I

lanë pushtetin ekzekutiv dhe pushtetin lokal. Shqiptarët i lanë të braktisur në mes të 4 rrugëve. Opozita jashtëparlamentare është bërë palë me Edi Ramën.

Është një fakt dhe është e qartë që ne nuk mund të sillemi në mënyrë të papërgjegjshme.

Një alternativë është më shumë se e nevojshme, kemi 30 vite që jemi futur në demokraci, por ky sistem është dëmtuar duke patur politikanë të papërgjegjshëm”, theksoi Hajdari.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT