Lufta kundër Anti-Semitizmin, Kim: Kur duhej më shumë, shqiptarët mbrojtën ata në nevojë

Pas Sekretarit Amerikan të Shtetit, ka ardhur edhe reagimi i ambasadores amerikane Yuri Kim, për mbajtjen e Forumit Ballkanik kundër Anti-Semitizmit për vitin 2020, që këtë vit u organizua nga Parlamenti Shqiptar.

Në postimin e saj, diplomatja amerikane, shkruan se Shqipëria është një mike e madhe e Shteteve të Bashkuara dhe një shembull i fuqishëm për pjesën tjetër të botës rreth besës.

Kur ishte më e madhe nevoja, shkruan më tej Kim, populli shqiptar mbrojti ata në nevojë.

Postimi në Twitter

“Si tha@SecPompeo, Shqipëria është një mike e madhe e Shteteve të Bashkuara dhe një shembull i fuqishëm për pjesën tjetër të botës për BESËN. Kur kishte më shumë rëndësi, populli shqiptar e mbajti nderin e tij dhe mbrojti ata në nevojë.”

Back to top button
LAJMET E FUNDIT