Zgjedhjet presidenciale në SHBA, Richard Grenell mesazh të qartë për Shqiptarët, i bën thirrje të votojnë për Trump (VIDEO)

I dërguari special i presidentit amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell i është drejtuar me një video-mesazh të gjithë shqiptarëve me të drejtë vote në SHBA që të votojnë për Donald Trump.

Në video-mesazhin e tij, Grenell thotë se shpreson se shqiptarët do të bëjnë çmos për ta rizgjedhur Donald Trumpin president të SHBA-ve.

Mesazhi i plotë:

“Po i shfrytëzoj pak minuta që t’i porosis miqtë e mi shqiptaro-amerikanë dhe t’i inkurajoj që ta pranojnë se Donald Trump ka punuar shume për paqen ne Ballkan dhe normalizimin ekonomik.

Ai e ka pasur vëmendjen për një rajon. E dimë se Barack Obama dhe Joe Biden nuk ia kanë kushtuar këtë vëmendje. Shpresojmë se miqtë tanë shqiptarë do të bëjnë çmos për ta rizgjedhur Donald Trumpin. Ai ka punuar shumë për votën tuaj.”

Back to top button
LAJMET E FUNDIT