Situata e koronavirusit në vendin tonë, epidemiologu: Kjo është ‘thembra e Akilit’ për ta mbajtur nën kontroll!

Epidemiologu Artan Simaku u shpreh në emisionin ‘ABC e Mëngjesit’ se rritja e rasteve ka filluar që pas hapjes së shkollave dhe rikthimin të administratës ‘full time’ në punë.
Më tej, ai riktheksoi edhe njëherë se është e nevojshme që moshat e treta duhet të kenë më tepër kujdes si më të riskuarit sesa grupmoshat e tjera dhe ata që vuajnë nga sëmundje kronike pavarësisht moshës. I pyetur në lidhje me disa deklarata të disa mjekëve që janë shprehur se nuk po bëhen testime dhe se nuk ka staf të mjaftueshëm, epidemiologu tha:
“Nuk ka patur çështje testimi në Shqipëri që nga fillimi i pandemisë dhe nuk ka sesi të jetë çështje testimi jo sepse nuk duam apo nuk duam, por në momentin që dihet rruga e transmetimit të sëmundjes, thelbi i menaxhimit është marrja e masave.
Testimi është trefishuar që nga muaji Korrik dhe siç e thashë nuk ka lidhje me testimet. Duhet të respektohen masat dhe po të mos testosh asnjë person, nëse respektohen masat dhe personi i dyshuar vetëizolohet dhe kontaktet karantinohen, kjo është masa kryesore e parandalimit të përhapjes së virusit.”