Presidenti Meta: Unë jam lideri i Shqipërisë, po pres momentin e duhur për të ngritur popullin

Presidenti i Repblikës, Ilir Meta, është shprehur i sigurtë se populli shqiptar nuk është i kënaqur me qeverisjen e Edi Ramës.
Ai tha se është momenti që Kushtetuta të funksionojë dhe oligarkët, e krimi organizuar të largohen nga vendi.
Meta tha me bindje se ai do ta ngrejë sërish popullin në protestë kundër Ramës në momentin e duhur.
“Unë jam lideri i Shqipërisë, populli është me mua dhe s’më intereson asnjë parti. Unë do ta ngre sërish popullin, mbajeni mend, por po pres momentin e duhur. Le ta pyesim popullin, duan të shkojnë në Europë apo në gropë?”