Nuk përmbahet Meta: S’më qajnë fëmijët për bukë, por këta kanë 20 vjet që bëjnë p****

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka folur tepër i tensionuar mbrëmjen e sotme në emisionin Zonë e Lirë të Arjan Çanit.
Pasi moderatori i emisionit e pyeti se për çfarë e bën të gjithën këtë, pasi në moshën që ka nuk mund të thotë se nuk ka më ambicje politike dhe se do vetëm që Shqipëria të futet në Europë.
Kaq mjaftoi që Meta të rëndonte sërish gjuhën e tij duke u shprehur:
“Po për këtë popull mor e bëj, për t’i hequr këta oligarkë që kanë 20 vite që bëjnë p**ë në këtë vend.
Po pse mor për çfarë ta bëj? Mua s’më qajnë fëmijët për bukë në shtëpi. Jemi fundi i botës,” tha Meta.