VIDEO/ Kujtim Gjuzi me zarf në dorë, shpërndan para për gratë naftëtare

Deputeti Kujtim Gjuzi ka zhvillur një takim me gratë naftëtare të Ballshit, të cilat prej 17 ditësh janë në grevë urie.

Në një video të siguruar nga Gazeta SHQIP, deputeti konservator, i cili mban edhe një flamur kuqezi mbi shpatulla, u bën edhe një dhuratë atyre.

Gjuzi kishte përgatitur një zarf me para për të gjitha grevistet, si shenjë solidariteti.

“Janë 10 zonja. Avokat, jepja zonjës aty dhe secila merr ato që u premtuam dhe askujt nuk i tregojmë se çfarë ka zarfi”, thotë Kujtim Gjuzi.

Prej 17 ditësh gratë naftëtare janë futur në greve urie dhe kërkojnë pagat e prapambetura. Ato kanë refuzuar kërkesën e kryeministrit, për të ndërprerë grevën dhe për të nisur bisedimet.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT