Shkon në 2 numri i shqiptarëve që humbën jetën nga tërmeti në Izmir

Dy qytetarë në Izmir, me origjinë nga Kosova janë në mesin e viktimave nga tërmeti i fuqishëm që goditi Turqinë dhe Greqinë më 30 tetor.

Lajmin e ka bërë të ditur Ambasada e Kosovës në Ankara, e cila në një status në Facebook ka konfirmuar se dy persona nga familja Doğrayan në Izmir kanë vdekur si pasojë e tërmetit.

“Mund të konfirmojmë se deri më tani nuk ka të dhëna për shtetas të Republikës së Kosovës të vdekur”, thuhet në një postim të ambasadës në llogarinë e saj në Facebook.

Fillimisht ndërroi jetë 62-vjeçarja Nazmiye Doğrayan, ndërsa djali i saj është në gjendje kome. Por zyrtarisht ende nuk dihet nëse personi i dytë që ndërroi jetë është djali i 62 vjeçares, që u konfirmua më herët si viktimë e parë.

Autoritetet turke kanë konfirmuar se të paktën 35 persona kanë vdekur në Izmir, ndërkaq, autoritetet greke kanë thënë se dy persona kanë vdekur në ishullin grek Samos.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT