2021, sa taksa do të paguajnë bizneset dhe individët?

Të ardhurat tatimore (taksat që paguajnë bizneset dhe individët) pritet që të jenë 437 miliardë lekë (3.3 miliardë euro) në vitin 2020, me një rritje prej 7% në krahasim me atë që planifikohet të mblidhet në 2020-s.

TVSH, një taksë që në finale paguhet nga konsumatori, është zëri kryesor i buxhetit me 32% të të ardhurave tatimore. Akcizat, sërish një taksë mbi konsumin, janë zëri i dytë kryesor, me 11% të totalit. Më pas renditet tatimi mbi të ardhurat personale, me 10% të totalit, taksa nacionale dhe të tjera (8.8%), tatimi mbi fitimin (7.4%).

116 mln euro TVSH më shumë

Ministria e Financave ka programuar që më 2021 të arkëtojë nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar 143.5 miliardë lekë. Kjo shumë është 9.7% më e lartë se plani në aktin normativ 2, por në raport me arkëtimet faktike të cilat po rezultojnë më të ulëta, rritja e të ardhurave nga TVSH-ja vitin që vjen do të jetë 15.4 miliardë lekë, ose 12% më shumë.

Burimet e rritjes së TVSH-se në vitin 2020 do të jenë rritja ekonomike, rritja e importeve dhe rritja e çmimeve në tregjet ndërkombëtare, nga përmirësimi i administrimit të TVSH-së, lufta ndaj informalitetit dhe kontrolli i zinxhirit të transaksioneve ndërmjet operatorëve.

Tatimfitimi, 50 mln euro më shumë

Të Ardhurat nga Tatimi mbi Fitimin pritet të arrijnë në 33 miliardë lekë gjatë vitit 2021, me një rritje 8.7% mbi programin e këtij viti, por në raport me zhvillimet faktike të këtij viti, rritja e planifikuar e arkëtimeve të tatimit mbi fitimin vitin që vjen do të jetë 19.2%, ose 5.3 miliardë lekë më shumë. Sipas analizës së Ministrisë së Financave, rritja e arkëtimeve nga fitimet e bizneseve do të gjenerohet nga rikuperimi i ekonomisë, çka do reflektohet edhe në deklaratat e tatimpaguesve dhe në forcimin e kontrollit të deklaratave, bazuar në kriteret e riskut.

Akciza, 36 mln euro më shumë

Të ardhurat nga “Akciza” vlerësohen të jenë 49 miliardë lekë, me një rritje prej 4.4 miliardë lekësh, ose 9.9% më shumë se pritshmëritë për vitin 2020 dhe 8.2% më shumë se sa plani në aktin normativ të këtij viti. Sipas Ministrisë së Financave, faktorët kryesorë që do të ndikojnë në rritjen e parashikuar të të ardhurave nga akciza lidhen me rritjen e importit të mallrave të fortë si karburante dhe cigare, si dhe forcimin e luftës kundër informalitetit, nëpërmjet kontrollit rigoroz të subjekteve të akcizës, si dhe disiplinimit të mëtejshëm të procedurave të përfitimit të përjashtimeve dhe rimbursimeve nga kjo taksë/marrë me shkurtime nga monitor

Back to top button
LAJMET E FUNDIT