VIDEO-Komitet fasadë/ Rama i përgjigjet akuzave të Bashës: Sëmundjen e shpifjes nuk mund ta shërojë as…

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur akuzave të kryetarit të PD-së, Lulzim Basha sa i përket përbërjes së  anëtarëve të Komitetit Teknik që merret me situatën e Covid në Shqipëri.

“Kush janë ekspertët e Komitetit Teknik që përcaktojnë strategjinë e gjurmimit të Covid19 dhe udhëzojnë qeverinë në çdo hap për masat e nevojshme kundër Armikut të Padukshëm”, shkruan Rama në Facebook. Shefi i qeverisë me anë të një video i bën një CV të shkurtër të anëtarëve të këtij Komiteti, ku një pjesë e tyre kanë kryer studime e specializime jashtë shtetit.

Gjithashtu grupi anëtarëve të Komitetit kanë qenë vetë prekur nga Covid. “Këto i njeh e gjithë Shqipëria, kushdo që ka marrë trajtim mjekësor prej tyre… Vetëm Lulzim Basha nuk i njeh këta njerëzit, të cilit sëmundjen ngjitëse të shpifjes nuk mund t’ia shërojë dot asnjë prej këtyre profesorëve të nderuar, të cilët ai i konsideron si fasadë dhe të pavërtetë”, thuhet në video-qëndrimin e postuar nga kryeministri Rama./ Gazeta Shqip

Back to top button
LAJMET E FUNDIT