“Sollën Zvicrën në Shqipëri”/ Rama u jep medalje 4 pronarëve bujtinave në Vermosh (FOTO)

Kryeministri Edi Rama ka vlerësuar me medalje 4 banorë për transformimin e Vermoshit në një pikë turistike të Veriut. Nike Kulla, Pllumb Demaj, Dodë Lucaj e Niko Maraçaj kanë investuar për transformimin e disa godinave të vjetra në bujtina me të gjitha kushtet dhe standardet e destinacioneve europiane.

Duke folur nga Vermoshi, Rama tha se këto medalje u janë dhënë vetëm ekipeve të kërkim-shpëtimit të cilët punuan për nxjerrjen nga rrënojat të personave të prekur nga tërmeti i 26 nëntorit.

Ai u shpreh se gjithçka është fantastike, duke thënë se nuk mungon asgjë nga modelet më të mira të Zvicrës apo të Austrisë.

“Gjithçka është bërë me shije të jashtëzakonshme. Çdo gjë është perfekte. Kjo është fantastike. Nuk ka asnjë ndryshim nga Zvicra e Austria. E kanë qarë. Jam i lumtur nga kënaqësia që më ka dhënë ky investim këtu. Zona turistike e Vermoshit nuk mu duk si reale.

Keni bërë një investim këtu privat, një shembull i jashtëzakonshëm i vizionit për të parë larg dhe shembull i respektit për traditën e kthyer në objekte bashkëkohore, por mëshirojnë elementët tradicionalë.

Gjithë zona malore e Shqipërisë do zhvillohet gjithmonë e më shumë. Keni vendosur një gur themeli për vizion tjetër, nuk asgjë mangët nga shembujt më të famshëm të turizmit malor të vendeve në Europë. Dua t’ju jap medalje të veçantë. E meritoni plotësisht këtë medalje”, tha Rama.

“Sollën Zvicrën në Shqipëri”/ Rama u jep medalje

“Sollën Zvicrën në Shqipëri”/ Rama u jep medalje

“Sollën Zvicrën në Shqipëri”/ Rama u jep medalje

Back to top button
LAJMET E FUNDIT