VIDEO/ Vuçiç puth trupin pa jetë të antishqiptarit Amfilohijes, njeriut që rrëzoi Gjukanoviçin nga pushteti

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka nderuar mitropolitin e Malit të Zi, Amfilohije Radoviç, i cili u varros sot me një ceremoni madhështore, tre ditë pasi humbi jetën nga Covid-19.
Siç bën të ditur portali rus Sputnik, Vuçiç ishte në Podgoricë si përfaqësues i shtetit të Serbisë për të shprehur nderimin ndaj një kleriku të rangut të lartë.
Vuçiç u përkul para arkivolit me trupin e Amfilohijes ndërkohë në ceremoninë e zhvilluar në katedrale qëndroi pranë Kryeministrit të mandatuar të Malit të Zi, Zdravko Krivokapiç, i cili ishte pa maskë, edhe pse pra një numri të madh njerëzish që qëndronin ngjeshur.
Pa maskë ishin edhe disa nga krerët e mazhorancës qeverisëse të Malit të Zi. Në ceremoni nuk mori pjesë as Presidenti i Malit të Zi Milo Gjukanoviç, e as kryeministri në detyrë i vendit, Dushko Markoviç./GazetaShqip