Situata në Shqipëri: 293 të shtruar në spitalet Covid, pesë pacientë në gjendje të rëndë

Mbeten të larta shifrat e pacientëve në spitalet e dedikuara COVID në vendin tonë.
Sipas burimeve zyrtare në Ministrinë e Shëndetësisë në dy spitalet po marrin trajtim 293 persona.
Një ulje të lehtë kanë pësuar personat në terapi intensive ku ndodhen 14 pacientë ndërsa 5 janë në intubim në gjendje të rëndë për jetën.
Në tre spitalet COVID po trajtohen disa paciente të cilët rezultojnë COVID negative me teste por kanë simptomat klinike të sëmundjes.