E papreçedentë në Gjirokastër: 200 tamponë janë marrë prej dy javësh, ende asnjë përgjigje për të dyshuarit me COVID që lëvizin lirshëm. Të dielën institucionet kyçur

Skandal në qarkun e Gjirokastrës, ku që prej datës 17 tetor e deri sot ende nuk kanë mbërritur përgjigjet e tamponave për personat e dyshuar me Covid-19.

Janë rreth 200 tampona të marrë, ku përfshihen, efektivë policie, mësues, nxënës, punonjës administrate apo edhe qytetarë.

Dita e diel ka qenë një ditë pushimi për punonjësit e njvksh në Gjirokastër, pasi nuk ka tampona për personat e dyshuar si të prekur nga Covid-19, raporton Fax News.

Rastet që deklarohen nga Ministria e Shëndetësisë në përditësimin ditor janë ato raste të cilat tamponi kryhet tek privati.

Pasojat e mungesës së tamponave do të ndikojnë në përhapjen në masë të Covid-19, pasi personat e dyshuar dalin lirisht rrugëve, sa kohë që nuk marrin përgjigje.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT