Koço Devole në gjendje të rëndë shëndetësore, flet i biri i aktorit: Doli negativ nga Covid por…

Aktori i njohur i humorit Koco Devole ndodhet në gjendje të rënduar për shkak të Covid, në Spitalin Infektiv.

Për gjendjen e tij ka folur djali i aktorit të njohur, i cili njoftoi se aktori në këto orë të fundit po reagon mirë dhe është duke u trajtuar për pasojat e sëmundjes, pasi sipas tij, Devole është konfirmuar negativ ditën e djeshme por gjendja shëndetësore është rënduar si pasojë e sëmundjes së leucemisë që aktori vuante më herët.

“Gjendja është stabël. Mjekët më thanë që në këto momente trupi po reagon mirë. Mbrëmë morëm përgjigjen se ishte konfirmuar negativ për covid-19, ndërkohë që u rëndua për shkak të leucemisë dhe u pa e arsyeshme që ai të rikthehej në spital”, thotë i biri i Devoles për ABC.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT