Italia në kolaps prej koronavirusit, paralajmërohet mbyllje si në mars

Italia duket se po përballet me valën e dytë të koronavirusit, dhe shifrat e çdo dite e vërtetojnë këtë.

Së fundmi, ministri i Shëndetësisë, Roberto Speranza, ka deklaruar se nisur nga kjo situatë vendi po shkon drejt mbylljes si në muajin mars.

Në 24 orët e fundit në Itali u regjistruan mbi 29 mijë raste të reja, dhe 208 viktima.

“Ne kemi 48 orë kohë për të miratuar masat e mëtejshme shtrënguese”, u shpreh Speranza.

Një bllokim i ri megjithëse jo i gjatë sikurse ai i vendosur në muajin mars, do të ishte ndoshta opsioni i vetëm për të frenuar numrat, sipas ministrit.

“Kurba epidemiologjike është akoma shumë e lartë. Ajo që më shqetëson më së shumti janë të dhënat absolute, të cilat shfaqin një kurbë të tmerrshme”, tha ai.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT