Kritikat për menaxhimin e pandemisë/ Balla akuza opozitës: Politikanët e së keqes bëjnë politikë me fatkeqësinë

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, në një komunikim për mediat pa mbledhjes së shtabit, hodhi akuza në drejtim të opozitës se “po bëjnë politikë me fatkeqësinë”.

Në përgjigje të kritikave ndaj qeverisë për menaxhimin e epidemisë së COVID, Balla iu drejtua opozitës duke thënë se ‘kjo nuk ndodh në asnjë vend të botës’.

“Ne vijojmë një komunikim të vazhdueshëm në çdo cep të territorit. Shpreh mbështetjen time për bluzat e bardha që janë në krye të detyrës, veçanërisht në qendra spitalore ku po përballën me COVID. Ju bëj thirrje ,miqësore politikanëve të së keqes që të heqin dorë nga fyerja e padrejtë që i bëhet atyre që janë në krye të detyrës. Nuk bëhet politik me një fatkeqësi, nuk ndodh në asnjë vend të botës. Ajo që mua më vjen keq është përpjekja e politikanëve të së keqes, nga Berisha te Meta, nga Luli te Monika, që përdorin fatkeqësinë për llumin e tyre politik”, tha ai.

Ndërkohë, i pyetur se përse PS zhvillon mbledhje pa maska, Balla tha se një gjë e tillë nuk ndodh, ndërsa për kryebashkiakun Veliaj, u shpreh se ai e ka kaluar COVID, ndaj, për këtë nuk ka mbajtur maskë në takimet e tij.

“Ju lutem ta tërhiqni mbrapsht këtë konstatim. Nuk ndodh në asnjë takim tonën që të ketë anëtarë pa maska. Veliaj e ka kaluar COVID, ndaj nuk ka mbajtur maskë”, u shpreh Balla.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT